INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati 2 milionë shqiptarë preferojnë më shumë internet në celular se në kompjuter

Gati 2 milionë shqiptarë preferojnë më shumë internet në celular se në kompjuter

Publikuar më: 10:23 25-07-2018

Shqipëria ka bërë shumë përpara në lidhje me shpejtësinë e internetit në telefonat celularë. Po nuk ndodh e njëjta gjë me internetin në kompjuterat e zyrës apo shtëpisë. Speedtest që është një faqe që mat shpejtësinë e internetit ka renditur Shqipërinë në vendin e 24 mes 126 vendeve në botë për nga shpejtësia që ka interneti nga telefoni celular. 

Por nuk shfaqen kaq pozitivë treguesit kur vijmë tek interneti me bandë të gjerë nga telefonia fikse. Shqipëria renditet e 91-a mes 126 vendeve në botë por gjithsesi duhet theksuar se në qershor 2018 ka fituar dy pozicione në raport me mestaren e tremujorit të parë të këtij viti.
Edhe të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se numri i përdoruesve aktivë në Internet nga rrjetet celulare ishte rreth 1.9 milionë.
Konsumi mujor mestar për përdorues aktiv të shërbimeve celulare ishte 2.66 gigabajt internet.
Duke qënë se internetin në celularë e ke gjithnjë me vetë numri i atyre që përdorin internet nga rrjete fikse është shumë më i ulët. Në tremujorin e parë të 2018 rezultojnë vetëm 314 mijë abonentë.

Article Logic
Execution time: 0.0032000541687012