INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa bukë rrimë, por pa celular jo!

Pa bukë rrimë, por pa celular jo!

Publikuar më: 16:26 11-05-2018

Shqiptarët edhe pse të varfër kur bëhet fjalë për celularë s’duken të tillë. E mundësisht celularët të kenë dhe internet. Nuk bëjmë dot, pa botën viruale. Sipas një studimi të Gallup, në Shqipëri si dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit, shifrat tregojnë se 70-79 % e të rriturve zotërojnë një telefon celular me internet. Po mos u habitni se dhe këtu ka hendek gjinor, sidomos në ekonomitë në zhvillim. Më shumë celularë kanë burrat.

Po banorët e shteteve me ekonomi shumë të zhvilluara kanë më shumë telefona celularë në përdorim. 93% e të rriturve në ekonomitë me të ardhura të larta kanë telefonin e tyre celular madje një pjesë e tyre dhe  dy aparatë. Raport shton aksesi në internet edhe nga një telefon celular, ndihmon për shërbime financiare.
Në ekonomitë me të ardhura të larta, 82 për qind e të rriturve kanë një telefon celular me internet, që e përdorin dhe me qëllim, që shumë pagesa t’i kryejnë online.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604