INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epoka e internetit, siguria mbi të gjitha! Ja kompania që e ofron në Shqipëri...

Epoka e internetit, siguria mbi të gjitha! Ja kompania që e ofron në Shqipëri...

Publikuar më: 17:23 06-02-2018

Sot pasiguritë nuk janë më vetëm në përditshmërinë tonë, në rrugë, punë apo shkollë, por dhe botën virtuale. Jo në pak raste adresat tona, bllokohen nga viruset apo programet e padëshiruara, po kjo nuk do të ndodhë më së paku për ata që përdorin ‘’Vodafone’’. Në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurtë, Vodafone Albania njofton qytetarët që ofron shërbimin “Vodafone Secure Net”, që të mbron nga çdo lloj “pabesie” e botës dixhitale dhe mjafton një klikim dhe mund të kesh gjithë shërbimin, për t’u informuar e argëtuar në internet i qetë duke qenë i mbrojtur nga çdo virus, skedar apo faqe e rrezikshme.

Po si të sigurojmë telefonat tanë?
“Vodafone Secure Net”, gjendet fare thjeshtë në menunë kryesore të My Vodafone. Versioni i fundit i aplikacionit My Vodafone ka sjellë risi të shumta në vazhdimësinë e përmirësimit të eksperiencës së klientit në raport me shërbimet që Vodafone ofron. Në versionin e ri, përveç një bonusi prej 3GB që do të merret në momentin e përditësimit, klientët do të gjejnë shumë shërbime të tjera, të cilat janë të përqëndruara në një vend të vetem si psh. Vodafone Sharing, Roaming, Tirana Parking, lokalizuesi i dyqaneve dhe Vodafone Secure Net që mund ta aktivizoni menjëherë nga aplikacioni. Për më tepër është i aksesueshëm nga çdo lloj pajisje (desktop, laptop, tablet, aparat celular) dhe çdo sistem operimi. Ka menaxhim efikas aq sa ju mund të ndryshoni parametrat e përdorimit të internetit nga fëmijët dhe anëtarët e tjerë, pa i prekur telefonat e tyre.
Ndaj dhe prindërit këshillohen se duke ndjekur udhëzimet mund të kontrolloni botën online të fëmijëve dhe mund të filtroni programet në internet për të evituar përmbajtet e papërshtatme për ta. Aplikimi i këtij shërbimi është tepër ekonomik, se nuk e dëmton baterinë dhe aparatin tuaj. Të gjitha funksionet mund të menaxhohen dhe kontrollohen nga një person apo në një vend të vetëm për çdo pajisje të lidhur me rrjetin Vodafone.

Article Logic
Execution time: 0.0039980411529541