INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me pushimet në Greqi, çfarë paralajmëron Britania

Kujdes me pushimet në Greqi, çfarë paralajmëron Britania

Publikuar më: 10:25 19-06-2019

Vera ka nisur dhe shteti ynë fqinj Greqia është një nga destinacionet më të frekuentuar nga turistë nga e gjithë bota.

Me siguri shumë kanë nisur rezervimet por Britania e Madhe duket pak skeptike për pushimet në Greqi.

Zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një njoftim për qytetarët që i udhëzon që të kenë kujdes nëse shkojnë në Greqi për pushime.

Sipas këtij departamenti të qeverisë, në Greqi është parë një rritje e virusit vdekjeprurës ‘Nili Perëndimor’ i cili shpërndahet nga mushkonjat dhe i cili mbyti 50 njerëz vitin e kaluar – duke i lënë të infektuar 266 njerëz.

Paralajmërimi i tyre thotë: “Ka pasur më shumë se 300 raste të virusit ‘Nili Perëndimor’ në Greqi më 2018. Duhet të merrni masa mbrojtëse për të minimizuar ekspozimin ndaj mushkonjave, për shembull të përdorni spraj kundër mushkonjave kur të dilni jashtë dhe t’i mbyllni dyert dhe dritaret kur rrini brenda”.

Rreth 20% e atyre që infektohen me këtë virus, kanë simptoma si të gripit, përderisa një në 150 njerëz përballen me reaksione më të rënda. Të moshuarit këshillohen të kenë kujdes shtesë.

Duke folur për The Guardian, Danai Pervanidou, kreu i Qendrës për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve, i dha disa këshilla për njerëzit që do të udhëtojnë për pushime në Greqi.

Ai tha: “Virusi ka ardhur në Greqi përmes zogjve shtegtarë dhe rekomandojmë të gjithë që të marrin masa mbrojtëse, si p.sh të veshin bluza të gjata, të evitojnë vendet me ujë të ndenjur dhe të përdorin sprej kundër mushkonjave”.

Article Logic
Execution time: 0.0041491985321045