Rreth 990 tableta me lëndë narkotike e dyshuar ‘ekstazi’ janë sekuestruar nga policia e Shkodrës gjatë një kontrolli në afërsi të shkollave dhe universitetit.
Bazuar mbi provat e grumbulluara gjatë hetimit 3 - mujor me metoda speciale gjatë operacionit të koduar ‘Pedonalja’ është arrestuar një 24-vjecar me inicialet M.K.
Sipas bluve i riu shpërndante lëndë narkotike Ekstazi në afërsi të shkollave të mesme dhe Universitetit,
Gjatë kontrollit Policia i gjeti një sasi prej 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike \"ekstazi\", të cilat po i shpërndante.
Në vijim të kontrollit, në një banesë që ky i ri e mbante me qera, Policia gjeti edhe 11 qese farmaceutike me një total prej 680 copë tableta, të dyshuara si lëndë narkotike të llojit \"ekstazi\".
![Shkodër, shpërndante ‘ekstazi’ pranë shkollave, si ra në pranga 24-vjeçari [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/c1e3d6475eb6a2e3c49dcdcd04c24d74_L.jpg)