INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkatërrohet grupi kriminal në Elbasan, bllokohen mina e armë, 8 persona në pranga

Shkatërrohet grupi kriminal në Elbasan, bllokohen mina e armë, 8 persona në pranga

Publikuar më: 23:50 07-02-2018

Qyteti i Elbasanit është rrethuar mbrëmjen e sotme nga FNSH dhe RENEA në një operacion që ka zgjatur tre orë, ndërsa deri tani janë 8 të arrestuar. Personat që janë arrestuar janë nga Pogradeci dhe Gramshi.
Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar armë, drogë dhe mina të bandës kriminale që është shkatërruar. Ndërsa aktualisht po kryhen kontrolle edhe ne banesat e personave të arrestuar.
Aksioni u drejtua nga Altin Qato, ndërkohë që po vijon ende për të vendosur para ligjit persona të tjerë të lidhur me aktivitetin kriminal të bandës.

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893