INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekstradohet nga Turqia për në Shqipëri ish-truproja i Berishës

Ekstradohet nga Turqia për në Shqipëri ish-truproja i Berishës

Publikuar më: 22:33 07-02-2018

Izet Hazhia ish-truproja i Berishës, do të ekstradohet në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Haxhia, i cili ka deklarua se është njohur sot me vendimin e Gjykatës.

Sipas tij në deklaratën e dhënë për News 24, Gjykata e Lartë në Turqi ka lejuar ekstradimin e tij.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Tani fjala e fundit i takon Ministrisë turke të Drejtësisë.

“Po është e vërtetë. Sot është marrë vendimi nga gjykata e lartë turke për ekstradimin tim në Shqipëri. Tani si duket pas 12 vjetësh u ra ndërmend për ekstradimin tim. Si duket me përkujdesjen e qeverisë shqiptare e cila pasi arrestoi gjithë peshqit e mëdhenj me erdhi radha edhe mua”, deklaroi Haxhiaj për News24.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385