INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shehu jep alarmin: Gjirokastra drejt rrënimit, si Siria e luftës [FOTO]

Shehu jep alarmin: Gjirokastra drejt rrënimit, si Siria e luftës [FOTO]

Publikuar më: 12:36 18-02-2018

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, deputet në qarkun e Gjirokastrës në një postim në rrjetin social facebook ka publikuar disa foto nga ky qyteti i cili sipas tij është në prag të rrënimit.

Sipas tij në të gjithë qarkun nuk është bërë asnjë investim zhvillues në infrastrukturë, energji, bujqësi apo blegtori.

Ai cilëson se Gjirokastra të kujton Sirinë e luftës.

Reagimi i plotë:
Gjirokastra, ky margaritar sot si nje “qytet mbas lufte” dhe ne prag te renimit!

Po publikoj disa foto shkuese nga Gjrokastra e pereth saj, te cilat flasin vete per degradimin e thelle qe po peson ai qytet si pasoje e diskriminimit mbi ate.

Ne kater vite “Rilindje” fondet restauruese per ate qytet ishin vetem 4 milion leke te vjetra dhe kjo me realizim 60%.

Ne qeverisjen Berisha ishin 3,5 milion $, (perfshi ketu dhe ato per shtepine Kadare qe perfundoi me vone), por dhe keto te pa mjaftueshme.
Ura e Hoshteves sic duket edhe ne fotot u zhduk ne nje nate, ura e Kordhoces po shkon drejt po atij fundi.

Ministria Kumbaro deklaron se terreni i Kalase ka rreshkitje tektonike, por nuk thote asgje se cfare po behet per ta ndaluar kete dhe nuk dislokohet asnje fond. Sot kur nuk ka asgje te pa rregullueshme, duhet bere gjithcka per te mbrojtur ate Kala, krenari e historise e e kombit tone, pavaresisht nga shpenzimet.

Per te mos folur ketu edhe per “deshmine” e abuzimit e korrupsionit ekstrem te ndodhur aty, per rreshqitjet ne Kodren e Shtufit ku rrezikohet zona dhe jeta e qytetareve, nqs nuk realizohen urgjentisht punime te gjera e komplekse.

Nderkaq asnje investim zhvillues ne infrastrukture, energji, bujqesi, blektori etj, ne te gjithe ate Qark.

Eshte e kote te kerkosh politika zhvilluese nga Rilindja, mjafton te shikosh fotot e meposhte te Gjirokastres qe te kujtojne Sirine e luftes per tu bindur.
Keshtu Gjrokastra po kthehet ne nje Qytetet ne Zhdukje!

6.jpg

 

5.jpg

 

4.jpg3.jpg

 

2.jpg

 

 

 

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162