INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ëndërr e Luftës së Ftohtë, Kina teston pajisjen shkatërruese

Një ëndërr e Luftës së Ftohtë, Kina teston pajisjen shkatërruese

Publikuar më: 13:15 18-02-2018

Një nga shtetet më të fuqishme në botë Kina është duke punuar për të risjellë në funksionim një pajisje ushtarake shkatërruese e menduar gjatë Luftës së Ftohtë.

Mediat shkruajnë se shteti komunist po bën eksperimente dhe se është duke ndërtuar një bombë bërthamore shumë të fuqishme.

Pajisja sipas ekpertëve përdor pjesë të veçanta për të çliruar sasi të mëdha të radioaktivitetit.

Ekspertët kinezë shprehen se po përpiqen të zhvillojnë një strategji mbrojtjeje për vendin e tyre.

Për pajisen ushtarake ata janë duke përdorë tantalus një metal i rrallë që e ka marrë emrin nga mitologjia greke.

Metalet e rënda që mund të përdoren nëse shtohen në një bërthamë nukleare teorikisht mund të sjellin pasoja radioaktive.

Mesa duket Koreja e Veriut nuk është e vetmja që teston ndonëse kërcënon me raketat bërthamore.

Article Logic
Execution time: 0.0041460990905762