INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, prindërit 'monstra' kërkojnë pafajësi në gjyq

SHBA, prindërit 'monstra' kërkojnë pafajësi në gjyq

Publikuar më: 10:34 19-01-2018

Prindërit e akuzuar se mbanin lidhur me zinxhirë 13 fëmijët e tyre në shtëpinë e familjes në Kaliforni, u vetëdeklaruan të pafajshëm para gjykatës.

David Turpin 56 vjeç dhe Louise Turpin 49 vjeç përballen me akuza për torturë, abuzim dhe heqje lirie e jashtëligjshme.

Ata u arrestuan pasi një prej vajzave të tyre ia mbathi nga shtëpia e tyre dhe alarmoi policinë, e cila gjeti në banesë 13 fëmijët e tjerë të prangosur dhe të kequshqyer. Fëmija më i vogël ishte vetëm 2-vjeç, ndërsa më i madhi 29.

Ata ishin të kequshqyer dhe pasi u liruan të gjithë u dërguan për mjekim.

Në gjyq, prindërit e akuzuar shprehën pafajësinë e tyre për procedurën dhe nuk folëm më, ndërsa prokuroi i çështjes përshkroi një jetë të tmerrshme të fëmijëve në shtëpinë e tyre.

Në foto ata dukeshin të lumtur dhe të gjithë të veshur njëllo, ndonëse mesa duket realiteti ishte ndryshe.

Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë mbi 90 vjet burg.

Article Logic
Execution time: 0.0039520263671875