INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA e shpalli “non grata”, Adriatik Llalla thyen heshtjen: Ambasadori Lu na ka trajtuar si të ishim...

SHBA e shpalli “non grata”, Adriatik Llalla thyen heshtjen: Ambasadori Lu na ka trajtuar si të ishim...

Publikuar më: 20:41 16-02-2018

Adriatik Llalla ka reaguar për herë të parë, pas vendimit të SHBA-së, që atij të mos i lejohet hyrja në këtë vend, bashkë me familjen, për shkak të përfshirjes në afera korruptive.
Llalla ka mohuar akuzat se është i përfshirë në korrupsion, duke thënë për “Wall Street Journal” se ambasadori amerikan në SHBA, Donald Lu ka keqinformuar Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas tij, vendimi që është bërë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe madje edhe në faqen zyrtare të sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, është marrë pas gënjeshtrave të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

“Vendimi ka ardhur si pasojë e keqinformimit që ambasadori Lu i ka bërë Departamentit të Shtetit. Lu më ka fyer mua, familjen time gjithashtu dhe gjithë trupën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Lu na ka trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, është shprehur Llalla.

Pyetjeve të Wall Street Journal Llalla i është përgjigjur me email teksa është shprehur gjithashtu se ai nuk ka qenë kurrë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498