INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo na bëri lëmsh! Pas ndarjes nga Benardi, Xheni po planifikon të fejohet? [FOTO]

Sapo na bëri lëmsh! Pas ndarjes nga Benardi, Xheni po planifikon të fejohet? [FOTO]

Publikuar më: 22:27 19-01-2018

Si brenda shtëpisë së “Big Brother 9” ashtu edhe jashtë saj, Xheni ishte një nga vajzat më të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat online. Ajo ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes falë romancës së saj me Benardin, por lidhja e tyre nuk ishte e destinuar të zgjaste shumë.

Pavarësisht se u aludua disa herë për një rikthim të tyre, siç duket ata i kanë ndarë rrugët përfundimisht dhe këtë na e rivërtetoi Xheni me një postim në Instagram.
Ajo e mbylli Instagramin para pak ditësh dhe ish-banorja tani po përdor më shumë Snapchatin dhe me foton e fundit na ka bërë lëmsh.

“Kur prindërit të pyesin ku e ke të fejuarin dhe ti fillon ta kërkosh (domethënë nuk e di ku është)”.

parole.jpg

 

Mos vallë e kanë pyetur për Benardin apo Xheni është në kërkim? Fundja single është.

Article Logic
Execution time: 0.0040929317474365