INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gent Zenelaj i zhgënjyer: Politikanët nuk e duan Teatrin

Gent Zenelaj i zhgënjyer: Politikanët nuk e duan Teatrin

Publikuar më: 22:24 19-01-2018

I ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në radion ENERGY, ishte komediani dhe moderatori i “Stop” Gent Zenelaj, është shprehur se politikanët nuk e duan Teatrin.

“Unë i kam humbur shpresat që në Shqipëri do të zgjohet një politikan që ta dojë teatrin, e di ku e kuptoj, nuk vijnë për të parë shfaqje teatri ata. Te gjithëve u shkojnë ftesat në zyre. Pra ne kujdesemi që të gjithë këta të vijnë, të shohin teatër, të shohin në çfarë gjendje është muri i teatrit, në çfarë gjendje janë banjot e teatrit, në çfarë gjendje është ngrohja e teatrit, në çfarë gjendje është aspirimi i teatrit dhe rrobat në teatër. Asnjeri nga këta nuk vjen, edhe pse e kanë ftesën, pra e kanë pa para. Kjo do të thotë që ata as nuk e çojnë ndërmend teatrin, ndërkohë kemi Maqedoninë, e cila shpenzoi 60 milionë euro për të bërë një teatër të jashtëzakonshëm. Shqipëria do teatër të vërtetë.”, është shprehur i revoltuar aktori.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877