INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia shton sulmet ndaj Ramës. Makina e përdorur në vrasjen e Ivanoviç është e një serbi[VIDEO]

Rusia shton sulmet ndaj Ramës. Makina e përdorur në vrasjen e Ivanoviç është e një serbi[VIDEO]

Publikuar më: 18:02 18-01-2018

Qytetarët u mblodhën sot në varrezat e reja në Beograd ku i dhanë lamtumirën e fundit Oliver Ivanoviçit . Në ceremoni morën pjesë edhe autoritet serbe ndër të cilët, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç dhe drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriç. Ndërkohë drejtori i Policisë Vladimir Rebiç ka konfirmuar se makina e djegur që dyshohet se u përdorur në vrasjen e Oliver Ivanoviç i përkiste një serbi nga Austria, i cili nuk jeton më. Rebiç ka bërë të ditur gjithashtu se makina që ishte në pronësi të serbit u shit disa herë pas vdekjes së tij, dhe ende nuk dihet se kush ishte blerësi i fundit. Sipas tij, autoritetet serbe kanë disa të dhëna për autorët e mundshëm të vrasjes.
Nderkohe qeveria ruse ka zgjedhur këtë situatë të tensionuar në Ballkan për të intensifikuar sulmet ndaj qeverisë shqiptare, e konkretisht ndaj kryeministrit Edi Rama. Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka akuzar Ramën se ka lëshuar kohët e fundit deklarata që tregojnë ambicien e tij për Shqipërinë e madhe. Ministrja e jashtme i referohet deklaratës së kryeminisit Rama të bërë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.
"Pa Partinë Socialiste nuk do të kishte sot Gjuhë Shqipe të zyrtarizuar me ligj në Maqedoni"-tha Rama.
Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e zotit Rama për të vazhduar për të promovuar Platformën famëkeqe të Tiranës-komenton diplomacia ruse. Lajmi është publikuar nga mediat serbe.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494