INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzeu i BSH çel ekspozitën, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare”

Muzeu i BSH çel ekspozitën, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare”

Publikuar më: 18:51 18-01-2018

Muzeu i Bankës së Shqipërisë, çel ekspozitën në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare” pasqyron prerjet e parave prej vitit 1921 deri në vitin 1926 si dhe elemente të ndryshme. Kjo ekspozitë u hap në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, vit i cili do të kremtojë veprën e heroit deri më 28 Nëntor 2018.Ndër të tjera, kjo ekspozitë synon të sjellë në kujtesën e publikut, se ashtu si gjatë Rilindjes Kombëtare, edhe në ditët tona, figura e Gjergj Kastrioti Skënderbeut është personaliteti më i hasur në monedhën kombëtare gjatë rrugëtimit të saj thuajse 100-vjeçar. Banka e Shqipërisë përmes një ftese të hapur në rrjetet sociale hapi dyert e muzeut të saj dhe mirëpriti përfaqësues të medias, sistemit bankar, edukimit, artit dhe kulturës, si dhe të apasionuar pas numizmatikës, koleksionistë etj. Kjo ekspozitë e përkohshme do të qëndrojë e hapur edhe gjatë muajve në vazhdim, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin dhe ekspozitën e përhershme të Muzeut të Bankës së Shqipërisë i cili synon të kthehet në një qendër edukimi të historisë monetare e financiare të vendit që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

Article Logic
Execution time: 0.0033531188964844