INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Wow nuk do ta besoni dot! Ivan Raktiç zbulon sekretet e këtij Botërori...

Rusi 2018/ Wow nuk do ta besoni dot! Ivan Raktiç zbulon sekretet e këtij Botërori...

Publikuar më: 11:19 09-07-2018

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Raktiç duket se është në top formë këtë Botëror dhe këtë gjë e ka treguar më së miri pasi ka kualifikuar 2 herë Kroacinë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

30-vjeçari ka gjuajtur i pesti dhe penallti e tij ka vendosur fatin e kroatëve ndaj Danimarkës dhe Rusisë.

Rakitiç ka zbuluar, se pas këtij suksesi të 11-metërshave, qëndron provokimi i vjehrrës së tij që ia ka bërë në vitin 2014, kur mesfushori ishte pjesë e Seviljas.

“Pasi humba një penallti ndaj Rajo Valekano vjehrra më dërgoi një fotografi të qenit tim dhe më tha se ai gjuan penalltitë më mirë se unë”, ka thënë Rakitic, duke treguar se ky provokim e ka motivuar atë të jetë më i saktë nga pika e bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887