Të mërkurën në orën 20:00, luhet ndeshja për finalisten e dytë të Kupës së Botës, ku Kroacia do të përballet me Anglinë.
Trajneri Daliç ka marr një lajm të keq para sfidës me “3 luanët” pasi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin e djathtë Vrasaljko.
Ai do të mungojë për shkak të një dëmtimi në gju, dhe nuk do të jetë i gatshëm të mërkurën.
Pas kontrollit më të hollësishëm mjekësor do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit, gjithsesi e sigurt është që mbrojtësi nuk do të jetë ndaj Anglisë.
Mbrojtësi i Atletikos ishte një titullar i padiskutueshëm te skuadra kroate dhe mungesa e tij pritet të ndikojë disi.








30 Oct 2025 





