INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

Publikuar më: 15:31 27-03-2026

Këngëtari Robert Berisha ka ndarë së fundmi detaje mbi raportin me ish-partneren e tij, Nora Istrefi, si dhe ka komentuar mundësinë e një ribashkimi mes tyre.

Gjatë një interviste, ai u ndal edhe tek unaza që i dhuroi Norës në një podcast, duke sqaruar se ajo ishte një dhuratë nga miqtë e tij në SHBA.

“Ajo unazë mu ofrua nga dy miqtë e mi që i kam në Amerikë që punojnë me diamante, edhe kishin qejf të ma bënin dhuratë, për kë do që unë t’ia dhuroj. Nëse bashkohemi, bashkohemi. Por për unazë nuk ka nevojë të harxhohemi. Kemi Reneen, duhet ta shkollojmë,” u shpreh ai.

Sa i përket marrëdhënies aktuale me këngëtaren, Berisha theksoi se raporti mes tyre ka qenë dhe vijon të mbetet pozitiv.

“Me Norën gjithmonë kanë qenë mirë, dhe vazhdojnë me qenë mirë. E kam thënë disa herë. Edhe të mos kishte qenë Rene. Është shumë keq që një çift i cili ka kaluar 10-15 vite të jenë armiq me njëri-tjetrin dhe mos flasin. Shqipëria është e vogël, Kosova është e vogël, ne shihemi nëpër aeroporte, nëpër klubet ku këndojmë, rrugëve. Nuk është si New York, ndahesh nga gruaja dhe nuk e sheh më.”

I pyetur për një rikthim të mundshëm, ai u shpreh se aktualisht nuk është gati për një lidhje të re, por nuk e përjashton një gjë të tillë në të ardhmen.

“Kur kalon një kohë edhe mësohesh vetë, nuk jam gati akoma të jetoj me dikë. Por nuk i dihet, po i afrohem pleqërisë,” u shpreh këngëtari në emisionin “Rudina”, duke shtuar: “Nuk jam në një lidhje romantike, jam i lirë. Jam fokusuar në punë.”

 
 
Article Logic
Execution time: 0.0021991729736328