INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heidi Baci e zhgënjyer pas deklaratave të Romeos: Nuk ka qenë lidhje tre mujore...

Heidi Baci e zhgënjyer pas deklaratave të Romeos: Nuk ka qenë lidhje tre mujore...

Publikuar më: 13:25 23-03-2026

Pas deklaratave të ish-partnerit të saj Romeo Veshaj, Heidi Baci nuk ka qëndruar në qetësi, por ka reaguar në emision e saj në Wake up për të gjithë rrëfimin që ai bëri të shtunën. Heidi nuk i ka kursyer ndjesitë dhe ka treguar zhgënjim për mënyrën se si është folur për historinë e tyre.

“Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur dhe jam lënduar për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time,” tha ajo, duke shtuar se shumë gjëra janë paraqitur në publik në një mënyrë që nuk përputhet me realitetin.

Moderatorja theksoi se për të marrëdhënia ka pasur rëndësi të madhe dhe se çdo moment ishte i sinqertë. “Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk do të tallesha kurrë me ndjenjat e mia, dhe as të atyre që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe,” vijoi ajo.

Ajo gjithashtu u ndal tek kritikat dhe interpretimet që disa media kanë bërë për historinë e saj: “Për sa i përket pjesës së dy orëshit, tre orëshit apo tre mujorëshit, kjo tallje, unë nuk e di pse dy gazetarë që nuk i njoh, nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë, duhet ta shohin një histori kaq personale me kaq lehtësi. Nuk më pëlqeu dhe më duket fyese. Nuk jam unë ajo vajza, nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime.”

Heidi insistoi se marrëdhënia ka qenë e përkushtuar dhe e vërtetë, me sakrifica dhe ndjenja reale: “Çdo gjë ka qenë reale. Ka pasur përkushtim, sakrificë dhe ndjenja. Nuk mund të përkufizohet respekti në ato fjalë që janë thënë për ne. Ka qenë një marrëdhënie e rëndësishme, dhe nuk doja të flisja më shumë për të, sepse ishte personale dhe e veçantë për mua.”

Reagimi i Heidi-t vjen në një moment kur publiku dhe mediat kanë shfaqur interes për historinë e saj personale, por ajo tregon qartë se nuk do të lejojë që ndjenjat e saj dhe ato të publikut të trivializohen apo të interpretohen në mënyrë të gabuar.

“Është lënduese kur diçka kaq personale paraqitet si diçka e lehtë apo tallje. Për mua çdo gjë ka qenë reale dhe e rëndësishme. Nuk mund të lejoj askënd të flasë për historinë tonë në mënyrë që të më dëmtojë emocionalisht,” përfundoi moderatorja.

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111