INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 3 opinionistët e FERMA VIP

Ju prezantojmë me 3 opinionistët e FERMA VIP

Publikuar më: 12:34 23-03-2026

“Ferma VIP” ka bërë publik emrat e opinionistëve për sezonin e tretë të formatit. Armina Mevlani, Einxhel Shkira dhe Ermal Mamaqi do të jenë pjesë e panelit që do të komentojë ngjarjet dhe dinamikat e programit.

Armina Mevlani ka qenë e pranishme në këtë rol edhe në sezonet e mëparshme, ndërsa Ermal Mamaqi i bashkohet për herë të parë këtij formati.

Ndërkohë, Einxhel Shkira rikthehet në ekran në rolin e opinionistes.

Sezoni i ri do të drejtohet nga Arbana Osmani, e cila rikthehet në ekran si moderatore e programit. Ky angazhim shënon një projekt të ri për të, në një format konkurrues me “Big Brother VIP”, të cilin e ka moderuar më parë.

Në produksionin e këtij edicioni është përfshirë edhe regjisori Eduart Grishaj, i cili do të mbajë rolin e regjisorit të programit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945