INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brikena bën deklaratën e papritur për Mateon: Nëse ti del, unë jam e gatshme...

Brikena bën deklaratën e papritur për Mateon: Nëse ti del, unë jam e gatshme...

Publikuar më: 18:33 22-03-2026

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish raportin me njëri-tjetrin. Ata kanë folur pas puthjes që banori tentoi t'ia vidhte, e që më pas pati hatërmbetje nga ana e modeles.

Ajo i thotë se është vajzë dhe se shikohet ndryshe nga jashtë, e që nuk do të shfaqet e tillë. Megjithatë, i thotë se është e gatshme të dalë me të, për të vazhduar marrëdhënien jashtë.

"Normalisht që kam pëlqim për ty sa që edhe me dalë ti pasnesër, unë jam e gatshme me dalë me ty edhe me vazhdu marrëdhënien jashtë. Në qoftë se sot nuk ka ndodhur një puthje është për faktin se unë i mendoj gjërat shumë larg", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Unë jam femër, dhe nesër pasnesër mua më nxe kokën dikush. Fakti që jam afruar me ty, kam dashur thjesht puthja të jetë spontane".

Brikena ia bën me dije se ka pëlqim të vërtetë, por do që gjërat mes tyre të rrjedhin.

Article Logic
Execution time: 0.0013229846954346