Në shtetin e madh amerikano-latin, njerëzit prisnin që këtë herë Kupa e Botës të shkonte në Brazil.
Eliminimi në çerekfinale nga Belgjika ka ngjallur reagime të ashpra të tifozëve në Brazil. Fansat verdhëjeshilë nuk janë aspak të kënaqur me atë që skuadra e tyre dha në fushë dhe kanë sulmuar autobusin me të cili udhëtonte kombëtarja dhe stafi teknik.
Brazili shikohej si favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe.
Kur morën vesh që kombëtarja po kthehej, një numër i madh tifozësh bllokuan rrugën dhe nisën që të godisnin mjetin me vezë, perime dhe hodhën bojëra të ndryshme. Mjeti shoqërohej edhe nga një eskortë policie dhe situata u vu në kontroll pa shkaktuar dëme serioze.
Humbja e Brzilit I ka trishtuar shumë tifozët, por inatin më të madh e kanë pasur me mesfushorin Fernandinho, i cili shkaktoi autogol ndaj “Djajve të kuq”.
Me dhjetëra tifozë i kanë shkruar atij në rrjetet sociale, e po ashtu edhe familjes dhe e kanë kërcënuar me vdekje. Edhe ofendimet raciste nuk kanë munguar.
Madje, fansat e irrituar nuk kanë kursyer as nënën lojtarit, e kjo e fundit u detyrua që ta mbyllte fare profilin e saj në Facebook.
Kërcënime të tilla e trembën së tepërmi futbollistin, i cili kërkoi ndihmën e policisë, për të evituar probleme të mëtejshme. Policia braziliane pas kërkesës së bërë, ka nisur një hetim dhe po monitoron familjen e futbollistit








30 Oct 2025 





