Ashtu siç ishte paralajmëruar në fillim të botërorit që turistët të kishin kujdes në Rusi, ka ndodhur edhe grabitja e parë ndaj komentatorit të BBC. Ai ishte nisur drejt Moskës me taksi por ka rezultuar një aventurë jo shumë e mirë.
Ai ka rënë "pre" e dhunës ruse ku në fillim është droguar dhe më pas u grabit nga taksisti që po udhëtonte në rrugët e Moskës. Për momentin ende nuk bëhet publik emri i tij, por gjithçka ka ndodhur pasi ka kërkuar një taksi nga qendra e Moskës, pikërisht pranë teatrit “Bolshoi”. Aty, shoferi i ka ofruar një filxhan kafe.
“Pasi ka pirë kafenë shtetasi britanik ështëzgjuar disa orë më vonë në periferi, pa celularin e tij dhe pa kartat e portofolin”, shkruan një burim nga policia vendase për agjencinë “Interfax”.Më vonë është mësuar se nga karta e tij janë shpenzuar 500 stërlina, ndërkohë që shuma e të gjithë grabitjes shkon deri në 1000 stërlina








30 Oct 2025 





