INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur Suarez e kafshoi, sot Evra merr hak me lezet [FOTO]

Dikur Suarez e kafshoi, sot Evra merr hak me lezet [FOTO]

Publikuar më: 11:03 08-07-2018

Luis Suarez dhe Patrice Evra kanë një histori aspak të mirë me njëri –tjetrin që prej kohës kur luanin në Angli dhe përballeshin me skuadra rivale.

Historia nisi në një ndeshje të vitit 2011, ku francezi akuzoi uruguaianin për ofendime raciste dhe që prej asaj dite nuk kanë pasur asnjëherë më kontakte. Por fitorja e Francës ndaj Uruguait ka shërbyer që Evra, i cili njihet për postimet ngacmuese dhe gazmore në rrjetet sociale, të përfitojë nga situate dhe të tallet me sulmuesin e Barcelonës. i cili, për hir të së vërtetës,

“Ne na pëlqen shumë të kafshojmë bagetën tonë franceze. E dua shumë këtë lojë”, shkruajti Evra në një postim në Instagram ku shfaqej duke kafshuar bukën tradicionale. Një “kunj” për sulmuesin që është akuzuar dy herë se ka kafshuar kundërshtarët, mbrojtësin e Chelseat Branislav Invanovic dhe atë të Italisë, Giorgio Chiellini. Nuk është hera e parë që Evra ngacmon Suarez, pasi në vitin 2013, kur United fitoi kampionatin, Evra festoi duke kafshuar një dorë plastike.

evr.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176