Pas tensioneve të krijuara gjatë prime-it të një nate më parë, marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës vijon të mbetet delikate. Debati mes tyre erdhi në vijim të afrimit që kishin shfaqur disa ditë më parë, kur shkëmbyen edhe një puthje në spektakël, çka duket se ka sjellë më pas përplasje dhe paqartësi mes dy banorëve.
Në përpjekje për të zbutur situatën, Mateo ka tentuar të bëjë një hap drejt pajtimit. Gjatë kohës që Brikena ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka përgatitur një surprizë romantike duke i vendosur lule në krevat.
Megjithatë, pasi është rikthyer dhe ka parë gjestin e tij, Brikena nuk ka shfaqur ndonjë reagim, duke lënë të kuptohet se tensionet mes tyre nuk janë kapërcyer ende.
Marrëdhënia mes dy banorëve është ftohur, ndërsa mbetet për t’u parë nëse përpjekja e Mateos do të ndikojë në afrimin e tyre në vijim apo konflikti do të vazhdojë.
Çifti thuajse nuk kanë pasur komunikim mes tyre, pas një situate ku Brikena u shpreh se Mateo qëndroi me Selin, dhe nuk shoi të hante bashkë me të ushqimin që ajo e kishte përgatitur.








27 Mar 2026 





