INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Trrazira në kombëtaren Spanjolle! Largohet Hierro ?

Rusi 2018/ Trrazira në kombëtaren Spanjolle! Largohet Hierro ?

Publikuar më: 11:23 09-07-2018

Çmendurirat e këtij Botërori duket se nuk kanë të sosur edhe për skuadrat të cilat nuk janë më pjesë e tij.

Çudia e rradhës zë vend pikërisht në Spanjë, e cila në fakt ka kaluar momente vërtet lëkundëse përsa i përket futbollit që në startimin e këtij kompeticioni, por jo vetëm, u eliminua nga Rusia në fazën e çerekfinaleve.

Dy ditë para fillimit të Kupës së Botës trajnieri i kombëtares spanjolle Julen Lopetegui Argote braktisi ekipin duke i lënë vendin Fernando Hierros.

Por është ky i fubndit i cili ka braktisur kombëtaren spanjolle të futbollit.

Trajneri i “La Roja”-s gjatë Botërorit ka refuzuar që të kthehet në rolin e tij të mëparshëm si drejtor sportiv, edhe pse ka një kontratë me Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF).

“Hierro po kërkon horizonte të reja dhe kërkon të nisë sfida të reja profesionale”, lexohet në komunikatën e RFEF-së.

“Vlerësojmë profesionistin dhe njeriun dhe i urojmë gjithë të mirat”, shtohet më tej në komunikatën zyrtare.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396