Polemikat e këtij Botërori nuk mund të shpëtonin as nga legjenda e futbollit Diego Armando Maradona.
Në fakt ai ka qënë protagonist I shumë lajmeve këtë vit dhe sigurisht qendra e vemëndjes në ndeshjet e Argjentinës. Këtë here ai tërhoqi sërish vemëndjen pasi ka bërë një analizë mjaft interesante rreth katër gjysmë-finalisteve.
Ai vë në dukje me gëzim që, pavarësisht se janë katër skuadra kombëtare evropiane, po flasim për ekipet e përbëra në pjesën më të madhe nga emigrantët.
Vështira ta kundërshtosh, pasi duke përjashtuar kroatët që janë autoktonë, shifrat tek tre gjysmë-finalistët e tjerë flet qartë.
Të dhënat e paraqitura në këtë program tregojnë se tetëmbëdhjetë nga njëzet e tre lojtarët që janë grumbulluar nga Franca vijnë nga familje që kanë emigruar në vendin transalpin, me një përqindje prej 78.2%. I njëjti diskutim edhe për Belgjikën dhe Anglinë, të cilat janë në një nivel në këtë pikëpamje, me 11 lojtarë nga 23 me origjinë jashtë kufijve kombëtarë.
Dhe Maradona kujton në këtë drejtim një bisedë me Mourinho-n, i cili i kishte thënë se "emigrantët janë të ndërgjegjshëm se vijnë në një botë tjetër, ku ata kanë mundësinë për të përfituar gjëra që nuk i kishin më parë. Dhe rrjedhimisht ata japin më të mirën dhe ka një numër të lartë të lojtarëve të kësaj kategorie në ekipet kombëtare ".
Diçka që Maradona e pëlqen. Por ekziston edhe një anë tjetër të medaljes që kampioni i vitit 1986 nuk mund të rrijë pa e përmendur.
Sipas Diego ekziston "një mafie që rrëmben futbollistët afrikanë për t'i natyralizuar ata për ekipet kombëtar evropiane" dhe "shumë herë këtyr lojtarëve ju bëhet presion për të bërë një zgjedhje të tillë". Por nga ana tjetër për Maradon-ën është normale që këta të rinj që jetojnë në kushte të pafavorshme të tërhiqen nga ideja për të pasur "katër vakte në ditë dhe mundësinë për të testuar veten".
"Trafikimi i lojtarëve", përfundon Diez, "është një gjë e tmerrshme dhe ka arritur nivele të pabesueshme, madje edhe tek Federatat e mëdha".









30 Oct 2025 





