INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora zbulon sfidat në fillimin e karrierës së saj...[VIDEO]

Rita Ora zbulon sfidat në fillimin e karrierës së saj...[VIDEO]

Publikuar më: 10:23 05-06-2019

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ku fama e së cilës ka arritur majat nëpër botë.

Fillimet e karrierës së saj nuk kanë qenë shumë të lehta. Këngëtarja shqiptare ishte vetëm 16 vjeç kur mendonte se ia kishte dalë, por në takim me një studio muzikore, i thanë se ishte shumë e vogël.

Këngëtarja ka dhënë një deklaratë për revistën “Cosmopolitan” për sa i përket vështirësive që ajo ka pasur në fillimet e saj të karrierës.

“Prapa skenave kishte kishte shumë probleme politike që unë nuk i dija, por e bënin të vështirë që unë të isha vetvetja dhe të mund të luftoja për muzikën time. Unë kam bërë albume që asnjëri nga ju nuk do i dëgjojë ndonjëherë dhe kjo vetëm nga koha dhe njerëzit që thonin: ‘Kjo nuk bën, kjo nuk mjafton, kjo nuk është mire. Bëra gjithçka që ishte e mundur që qëndroja përpara fytyrave të tyre gjatë gjithë kohës. Thoja: ‘Nuk keni për të shpëtuar prej meje, nuk ka për të ndodhur’. Doja që të gjithë të mendonin që unë isha aty për të qëndruar.”- është shprehur këngëtarja.

Mund të themi se sakrificat dhe sfidat që Bebe ka kaluar ja ka vlejtur, sepse është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe këngët e saj preferohen, dëgjohen anë e mbanë botës, pasi së fundmi dhe albumi i saj i fundit “Phoenix” ka marrë një sukses të madh dhe është më të dëgjuarit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0057239532470703