INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk u pa nga publiku! Ja si Dua Lipa dhe Rita Ora shmangën njëra-tjetrën në eventin Met Gala [FOTO]

Çfarë nuk u pa nga publiku! Ja si Dua Lipa dhe Rita Ora shmangën njëra-tjetrën në eventin Met Gala [FOTO]

Publikuar më: 13:56 09-05-2019

Ato janë dy këngëtaret më në zë në Britaninë e Madhe dhe janë të dyja nga Kosova, por marrëdhëniet mes tyre nuk janë aspak të mira. Bëhet fjalë për Rita Orën dhe Dua Lipën, të cilat e shmangën njëra-tjetrën në Met Gala.

Një burim tha për “The Sun”: “Është për të ardhur keq pasi ato ishin të afërta me njëra-tjetrën dhe Dua tregonte se sa shumë e admironte Ritën. Dua madje ka thënë se do të jetë si Rita në të ardhmen”.

“Por tani gjërat kanë shkuar në mënyrë dramatike, ajo po përpiqet të distancohet dhe nuk po e bën këtë në mënyrë të fshehtë. Rita është e dëshpëruar për të shmangur konfrontimin dhe është siguruar që të mos e takojë ballë për ballë. Ajo e urren dramën, por me të vërtetë donte të shkonte në Met Gala dhe nuk donte që askush ta ndalonte”, vijon burimi.

Të dyja mbërritën në festën post Met Gala, veç e veç, Rita me shoqen e saj modele, Kate Moss dhe Dua Lipa më pas me partnerin për krahu.

 rektl.png

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889