INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kostumi rozë që po ‘çmend’ vajzat e showbiz-it, nga Dua Lipa deri tek Elvana Gjata! [FOTO]

Kostumi rozë që po ‘çmend’ vajzat e showbiz-it, nga Dua Lipa deri tek Elvana Gjata! [FOTO]

Publikuar më: 18:59 20-02-2019

Trendi që po dominon më shumë në fushën e modës dhe që mesa duket nuk ka ndërmend që të shkoj askund edhe për këtë vit është trendi i kostumeve tek femrat. Ato u rikthyen si një shenjë e lëvizjes feministe, por tani stili mashkullor tek femrat është kthyer në të preferuarin e shumë vajzave dhe sidomos të personazheve të njohur.

Stili mashkullor te femrat tashmë ka prekur shumë veshjet e tyre. Një vajzë e veshur me kostum për hir të së vërtetës ngjan bukur, duket e sigurt në vetvete, pasi kjo veshje të ‘dhuron’ një pavarësi më shumë se çdo veshje tjetër.

Nuk e kemi fjalën vetëm për kostumet klasike të ngjyrës së zezë dhe të bardhë. Ato janë rikthyer në një mënyrë mjaft moderne dhe me ngjyra shumë të ndezura. Kostumi që është kthyer në të preferuarin e personazheve të njohur është kostumi i stilit mashkullor ngjyrë rozë.

Ky kostum rozë me xhaketë të mirëstrukturuar pas trupit dhe pantallona me bel të lartë është duke çmendur të gjithë vajzat fashioniste dhe të dhëna pas modës. Fuqia që i jep kostumi look-ut është vënë re edhe në radhën e të famshmeve shqiptare, të cilat kanë treguar se pak stil mashkullor nuk i bën keq askujt, përkundrazi.

Së fundmi ka qenë këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa e cila është shfaqur me një kostum ngjyrë rozë duke na treguar në këtë mënyrë që nëse menduam se ky trend u largua, e paskemi menduar gabim.

Dua Lipa është paraqitur elegante dhe me shumë stil në një kostum ngjyrë rozë në Londër. Përveç këtij stili, Dua është shfaqur më herët më një kostum tjetër ngjyrë rozë i cili vjen pak më sportiv, të cilin këngëtarja e ka kombinuar me taka të larta.

dua2.png

dua.png

 

 

Ngacmuar nga ky look i Dua Lipës, po sjellim për të gjithë ju të gjitha persoanzhet e njohuar a shqëiptare që janë veshur me kostum rozë.

Duhet të pranojmë që gjithashtu këtë trend na i solli ndërmend edhe këngëtarja e njohur Loredana, e cila u shfaq me kostum rozë bashkë më partnerin e saj Mozzik tek kënga e tyre e fundit “Romeo dhe Zhuliet”.

loredana_mozzik.jpg

 

Samanta zgjodhi të vishte kostumin rozë në një intervistë me Prive. 

samanta.jpg


Sigurisht që këtë trend e ka përqafuar edhe blogerja e njohur Lori Hoxha e cila është shfaqur me një kostum pastel dhe duket shumë bukur dhe me stil.

lori_hoxha.jpg

 

Siç është edhe tendenca Viola zgjodhi të vishte një kostum rozë me masë më të madhe se ajo. E ftuar tek Rudina, Viola ngjante si një Barbie.

viola.jpg

 


Zaimina Vasjari dukej e mahnitshme në fotot me kostumin në ngjyrë çiklamin, që e kishte kombinuar me një shall “Fendi” .

zaimina.png

 

Armina Mevlani vjen me një version më sportiv të rozës dhe sigurisht me një crop-top me dizaj lulesh që thyen njëtrajtësinë e ngjyrës.

armina.png


Me kostum rozë të ëmbël dhe të lehtë është shfaqur edhe blogerja e njohur Anxhelina Kotorri në studion e Opinion.

angelina.png

 

Dhe për ta mbyllur me një nga vajzat më me stil në showbiz-in shqiptar, Elvana Gjata e cila e ka kombinuar me atletet e tipit ‘grandpa sneakers’

elvana.jpg


Vajza, besoj i morët dozat e duhura të frymëzimit për të blerë edhe ju një kostum rozë që është shumë i përshtatshm për sezonin e pranverës që po vjen.

Article Logic
Execution time: 0.0096559524536133