INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet dëbora, ja ç’pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme [FOTO]

Rikthehet dëbora, ja ç’pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme [FOTO]

Publikuar më: 14:15 10-02-2018

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë ditës së sotme në zonat malore.

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se kjo fundjavë karakterizohet nga moti i paqëndryshëm.


PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) lumi Drin, Buna dhe Liqeni I Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 600m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 11

në vendet e ulëta: 7 / 10

në vendet malore: 0 / 4 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.10) pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje, ndërsa nesër (e diel, dt.11) do të fryjë e lehtë deri mesatare.

auto_Screenshot_41518262784.jpgauto_Screenshot_31518262782.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0027799606323242