INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pagat e pedagogëve, Vokshi: Nikolla përgjegjëse, synimi të mbahen elitat të nënshtruara

Pagat e pedagogëve, Vokshi: Nikolla përgjegjëse, synimi të mbahen elitat të nënshtruara

Publikuar më: 14:20 10-02-2018

Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshi, në një konferencë nga selia e PD-së, ka reaguar pas ndjesës së ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, lidhur me pagat e papaguara të pedagogëve.

Ajo e cilësoi ndjesën e ministres hipokrite pasi askush nuk mban përgjegjësi duke e konsideruar Nikollën përgjegjësen kryesore që pedagogët prej 10 ditësh nuk kanë marrë pagat.

“Ministria e Arsimit të japë llogari për pagat e pedagogoëve. Ndjesa e ministres hipokrite, askush nuk mban përgjegjësi. Nikolla, përgjegjësja kryesore. Nuk u paraqit në Komision, kjo është një shkelje e përsëritur’ u shpreh Vokshi.

Vokshi shtoi se ky është synimi i Ramës dhe Nikollës për të mbajtur elitat të nënshtruara.

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824