INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma e ujit. Rradhë qytetarësh pranë pikave të ujësjellësve

Publikuar më: 16:21 30-01-2018

Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të shlyer detyrimet e prapambetura dhe për të bërë lidhjen e kontratave të reja me Ujësjellësin. Qytetarët po i drejtohen zyrave të ujësjellësit në kryeqytet, ku kërkojnë të shlyejnë të gjitha detyrimet, të lidhin kontratat apo të paguajnë matësin që iu është vënë nga drejtoria e ujësjellës kanalizime. Në pikat e ujësjellësit në kryeqytet vihet re radhë e qytetarëve që presin të shlyejnë detyrimet e tyre.

Ndërkohë një numër i madh qytetarësh po hapin kontratat e reja, çka ka krijuar radhë dhe paqartësi për ta. Për të zgjidhur këtë çështje ata janë drejtuar në zyrën qendrore të UKT.

Qytetarët ankohen për barrën e faturave, ndërsa thonë se matësit në fakt nuk duhet të jenë faturë për ta.

Qytetarët 1:

“Nuk e kuptojmë ne blejmë sahatin, UKT i merr dhe i kolaudon dhe pastaj na i sjell sërish ne”.

Qytetarët 2:

Unë e kisha blerë edhe përpara dy vitesh sahatin, e paguam në atë kohë. Ka ardhur UKT dhe i ka ndërruar pa na pyetur ne”.

Numri i qytetarëve që kanë shfaqur interesin për normalizim ka qenë shumë i lartë në kryeqytet. Vetëm për muajin janar kanë shfaqur interes për të hapur kontrata të reja mbi 5 mijë qytetarë ndërsa janë pajisur me matës me mijëra të tjerë. 

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561