INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas denoncimit të LSI-së shkarkohet drejtori…[FOTO]

Pas denoncimit të LSI-së shkarkohet drejtori…[FOTO]

Publikuar më: 15:31 30-01-2018

Mesa duket denoncimi i bërë nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka rezultuar fatal për drejtorin e përgjithshëm të bordit të Kullimit për rajonin Korçë-Elbasan-Berat.

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka shkarkuar menjëherë nga detyra drejtorin, Nexhip Merolli pas denoncimit që bëri deputeti Endrit Braimllari. Deputeti LSI, publikoi ditën e sotme dokumente që vërtetonin se z.Merolli ishte dënuar me 6 muaj burg me vendim të formës së prerë nga gjykata për falsifikim të vulave, stampave apo formularëve.

I menjëhërshëm ka qenë edhe reagimi I ministrsë së Bujqësisë e cila ka shkarkuar drejtorin Merolli. “Duke marrë në konsideratë faktin ë bërë public, se drejtori I Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin rajonin Korçë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë (fakt për të cilin nuk është marrë dijeni në momentin e emërimit të tij) Ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vndosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra”- shkruhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Bujqësisë.

 

27657083_760998514093366_896877672620003531_n.jpg

27072680_760998494093368_7802619676805460215_n.jpg27331905_760998497426701_5356291262068681605_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004209041595459