INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Valbonës

Protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Valbonës

Publikuar më: 19:34 11-04-2016

Lugina e Valbonës me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh, është shpallur Park Kombëtar që në vitin 1996 dhe çdo vit vizitohet nga shumë turistë dhe është një ndër vendet më të vizituara nga të huajt dhe vendasit, ku numri i vizitorëve vitin e kaluar ka qenë rreth 50 mijë.

Mirëpo  e konsideruar si Perla e Alpeve Shqiptare, Parku Kombëtar i Valbonës po rrezikon të shkatërrohet si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Valbonës.

Të shumtë ishin qytetarët që protestuan sot, në qytetin e Bajram Currit, kundër ndërtimit të 11 hidrocentrale që pritet të ndërtohen në lumin e Valbonës. Protestuesit i kërkuan qeverisë të mos shkatërrojë parkun kombëtar dhe lumin e Valbonës. Pasi ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë.

Protestës iu bashkuan edhe shumë të rinj nga qytetet e Kosovës, të cilës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për demtimin e lumit të Valbonës dhe si rrjedhojë ata kanë organizuar një protestë, në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665