INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet protesta e opozitës, nis qarkullimi, çfarë mbeti në Vorë [VIDEO]

Mbyllet protesta e opozitës, nis qarkullimi, çfarë mbeti në Vorë [VIDEO]

Publikuar më: 11:44 05-04-2018

Është mbyllur protesta e opozitës në Vorë por edhe në akset e tjera të vendit Çermë, Bradashesh dhe Milot.

Qytetarët bllokuan qarkullimin rreth tre orë një orë më përpara sic kishte njoftuar opozita.

Në Bardashesh dhe në Milot qytetarë i vunë flakën gomave të makinave, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Incidente të vogla me policinë u regjistruan në Milot. Kujtojmë se policia eka konsideruar protestën të paligjshme pasi nuk është marrë leje.

Qytetarët dolën në rrugë për të kundërshtuar taksën tek Rruga e Kombit si dhe politikat e qeverisë Rama.

Të pranishëm në Vorë ishin deputetë të PD LSI si dhe kreu demokrat Lulzim Basha shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Në mbyllje liderët Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi mbajtën fjalimin mbyllës. Basha në Vorë dhe Kryemadhi në Elbasan, ku edhe drejtuan sot mosbindjen civile, siçu quajt kjo protestë.

Në Milot protesta u udhëhoq nga deputeti demokrat Flamur Noka, ndërsa në Çermë me protestuesit u bashkua demokrati Myslim Murrizi.

Dhe çfarë mbeti pas sigurisht si në çdo protestë në rrugë mbesin plehrat... Më poshtë IN TV ju sjell pamje nga Vora teksa protestuesit shpërndahen e nis qarkullimi normalisht.

Article Logic
Execution time: 0.0030429363250732