INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa për Rrugën e Kombit/ Rama u kërkon ndjesë kuksianeve: 'Keni të drejtë, njerëz jemi dhe ne gabojmë!'

Taksa për Rrugën e Kombit/ Rama u kërkon ndjesë kuksianeve: 'Keni të drejtë, njerëz jemi dhe ne gabojmë!'

Publikuar më: 14:33 05-04-2018

Gjatë një interpelance me banorët e Kukësit, kryeministri Rama ju ka kërkuar ndjesë që nuk i ka informuar për këtë taksë të re.

Ndër të tjera Edi Rama ka shprehur i vendosur se kjo taksë nuk do të hiqet.

“Për sa ne nuk kemi arritur të bëjnë sqarimet e domosdoshme ju kërkoj ndjesë që të gjithëve, pasi kjo është pjesë e përgjegjësisë sonë. Dua t’u garantoj se nuk ka qenë një mungesë komunikimi as sepse kemi qenë indiferente ndaj problematikës, as se nuk e kemi mendjen tek shqetësimet e hallet e njerëzve, dhe as sepse e lamë gjënë të shkonte në rrjedhje të lirë. Por për një arsye. Nga njëra anë sepse nuk e vlerësuam siç duhet këtë fazë, dhe nga ana tjetër se që nga shkurti ne kemi filluar punën për njërën pikë të kontratës. Bëhet fjalë për ata që quhen përdorues të rregullt të rrugës, jo dikush që mund të shkojë një herë, apo dy-tre herë në vit. Kontrata parashikon 6 muaj për këtë pjesë. Ky nuk është justifikim. Duke qenë se kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri, ne duhet të ishim më të përgatitur, dhe të bënim shpjegime siç po i bëjmë sot. Kontrata parashikon 6 muaj për të konsideruar fluksin e përdoruesve të shpeshtë. Mbi bazën e fluksit të përdorimit t’i merr akses në një program tjetër, dhe nuk është si sistemi i pagesës bazë kur hyn njëherë apo dy nga një zonë. Duke qenë se ne e kemi të qartë se kjo ka nevojë për një komunikim”, u shpreh kryeministri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0030529499053955