INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj: Protesta e opozitës ishte e paligjshme, çfarë thotë për protestuesit

Xhafaj: Protesta e opozitës ishte e paligjshme, çfarë thotë për protestuesit

Publikuar më: 15:07 05-04-2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përmes një postimi në “Twitter” ka reaguar lidhur me protestën e ditës së sotme të opozitës, e cila bllokoi 4 akse kryesore në vend.

Sipas Xhafës, kjo ishte një protestë e paligjshme që bllokoi për disa orë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe u menaxhua vetëm falë profesionalizmit të policisë së shtetit.

“Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës.

Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë”, shkruan Xhafaj.

Article Logic
Execution time: 0.0031719207763672