INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj: Nis zbatimi i projektit për kthimin e shkollave në qendra komunitare

Erion Veliaj: Nis zbatimi i projektit për kthimin e shkollave në qendra komunitare

Publikuar më: 19:11 11-04-2016

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit kanë nisur të vënë në jetë projektin për kthimion e shkollave në qendra komunitare. Zbatimi i kësaj nisme ka filluar me shkollën “Aleks Buda” e cila do të jetë funksionale edhe pas orarit zyrtar të mësimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ishte i pranishëm në këtë institucion arsimor ku ndoqi nga afër 3 kurse që po zhvillohen te kjo shkollë, pikërisht, “Multilanguage Caffe”, “Pikturë” dhe një workshop mbi vullnetarizmin.

Veliaj u shpreh se kthimi i shkollave në qendra komunitare përkthehet në më shumë dije për ata që duan mësime shtesë. Falë kësaj nisme, është parashikuar që të zhvillohen aktivitete postkurrikulare dhe ekstra kurikulare ku përfshihen kurse të ndryshme.

Ambientet e institucioneve arsimore do të shfrytëzohen në kohën e lirë edhe për edukimin joformal, duke angazhuar debate mes gjimnazeve dhe të rinjve për tema rreth aktivizmit vullnetarizmit, barazisë gjinore, lidership, diskriminimi, etj.

Veliaj: Sot fillojmë për herë të parë zbatimin e një projekti, i cili ka qenë një rekomandim i Ministrisë së Arsimit. Më vjen mirë që jemi bashkia e parë që e merr seriozisht kthimin e shkollave në qendër komunitare. Me pak fjalë, kjo nënkupton që mbas orëve të mësimit, ata që duan të marrin njohuri shtesë, qoftë në gjuhë të huaja, qoftë në art, në rastin konkret në pikturë, apo në kurse të veçanta, ka një mundësi fantastike për ta bërë.

Nisma të tilla do të shërbejnë edhe si mundësi punësimi.

Do të jetë një mundësi fantastike për të punësuar mësues dhe mësuese që kanë dalë në pension ose mësues apo mësuese të rinj, të cilët mund të fillojnë paraprakisht me kurse të tilla. Është dhe një kontribut fantastik për të gjithë komunitetin që ka dëshirë të përdorë aksesin e shkollës për kurse, për aftësime, që i përgatisin për tregun e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0032050609588623