INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profil/ Kush është Arta Marku, kryeprokurorja që pason Adriatik Llallën

Profil/ Kush është Arta Marku, kryeprokurorja që pason Adriatik Llallën

Publikuar më: 13:30 18-12-2017

Mes shumë tensionesh Arta Marku u zgjodh Kryeprokurorja e Përkohshme e vendit.

Mes tre kandidaturave të paraqitura në Kuvend, Marku mori 69 vota pro.

Por cili është profili i Arta Markut, kryeprokurorja e përkohshme që pason Adriatik Llallën?

Arta Marku është 41-vjeçe nga Puka, ka punuar si prokurore pranë organit të akuzës në Shkodër, duke mbledhur një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi.
Marku ka mbarur në vitin 1999 studimet në Shkodër në degën e Drejtësisë, ndërsa Magjistraturën e përfundoi në 2001-, duke dalë brezin e parë të prokurorëve.

Arta Marku është nënë e dy vajzave të mitura, ndërsa bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore për qarkun Lezhë.

Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.

Gjatë garës për vendin e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, Arta Marku do të deklaronte në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në kaos dhe se ajo është e aftë për t’i rikthyer normalitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385