INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Betohet qeveria e ekstremit të djathtë, Viena pushtohet nga protestat

Betohet qeveria e ekstremit të djathtë, Viena pushtohet nga protestat

Publikuar më: 16:47 18-12-2017

Kjo javë ka nisur me protesta edhe në Austri.

Qeveria e Sebastian Kruz këtë të hënë u betua në prezencën e presidentit Aleksandër Van der Bellen.

Bëhet fjalë për kancelarin më të ri dhe liderin e ultranacionalistëve të së djathtës.

Por betimi i qeverisë së re është pritur me protesta nga qindra persona të cilët kanë dalë në rrugët e Vienës për të kundërshtuar ekzekutivin e ri. Rrugët janë pushtuar nga antifashitë, grupe feminist, dhe student.

Të dyja partitë e qeverisë së re kanë premtuar se do rë reduktojnë numrin e azilkërkuesve dhe janë zotuar për shtrëngimin e rregullave për emigracionin.

Por opozita e sheh me shqetësim qeverisjen e ekstremit të djashtë.

Article Logic
Execution time: 0.0044300556182861