INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet presidenciale në Austri, rezultati i paparashikueshëm

Zgjedhjet presidenciale në Austri, rezultati i paparashikueshëm

Publikuar më: 10:08 04-12-2016

Austria ka nisur rivotimin për presidentin e ri.

Dy kandidatët që po përballen janë udhëheqësi i Partisë së Lirisë, Norbert Hofer i ekstremit të djathtë, me ish-kreun e Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen. Majin e shkuar, zgjedhjet u fituan nga Van der Bellen, por rezultati u rrëzua nga Gjykata e Lartë austriake, për parregullsi në votim. Nëse Hofer fiton, ai do të bëhet kreu i parë i ekstremit të djathtë në një shtet të Bashkimit Europian. Norbert Hofer e mbështeti fushatën e tij mbi platformën antiemigracion, madje duke sugjeruar edhe mundësinë e një largimi të Austrisë nga BE-ja. Ashtu si në zgjedhjet e majit, edhe këtë herë sondazhet sugjerojnë se kandidatët janë shumë pranë dhe rezultati nuk mund të parashikohet. Megjithëse posti i presidentit në Austri është kryesisht ceremonial, zgjedhjet po vëzhgohen si një barometër apo tregues, sesi do të shfaqen kandidatët populistë në sfidat elektorale pasuese në të gjithë kontinentin. Vitin e ardhshëm, Franca, Gjermani dhe Holanda zhvillojnë zgjedhje dhe në këto vende, partitë antielitë dhe antiemigracion po fitojnë terren.

Article Logic
Execution time: 0.0043799877166748