INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti kërkon zbardhjen e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit

Presidenti kërkon zbardhjen e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit

Publikuar më: 18:32 23-12-2017

Presidenti Ilir Meta do të interesohet për të sqaruar rrethanat që çuan në humbjen e jetës së Florencit. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi. Ky i fundit  bisedoi me familjarët e Florenc Beqiraj, të cilëve u shprehu ngushëllimet e Presidentit Meta e njëkohësisht u bëri me dije mbi interesimin e tij për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit. Zëdhënësi informon se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031368732452393