INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Gjermani. Presidenti pret radhën për të votuar [FOTO]

Zgjedhjet në Gjermani. Presidenti pret radhën për të votuar [FOTO]

Publikuar më: 18:25 24-09-2017

61.5 milionë gjermanë u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Bundestag. Sondazhet tregojnë se partia CDU e kancelares Angela Merkel është në avantazh kundrejt rivalit të saj, partnerit të koalicionit aktual qeverisës, SDP. Merkel pritet të kthehet lehtësisht si kancelare për herë të tretë me një parashikim prej 34 për qind . Ajo që ka bërë përshtypje është qëndrimi në radhë i Presidentit Gjerman ndërsa ka shkuar për të votuar. Presidenti dhe bashkëshortja e tij janë fotografuar teksa po presin radhën për të votuar, Votimet filluan në orën 8 të mëngjesit dhe u mbyllen në orën 18 të pasdites.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223