INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet në SHBA një prej autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s në Lazarat

Arrestohet në SHBA një prej autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s në Lazarat

Publikuar më: 18:15 23-12-2017

Arrestohet në Amerikë një nga autorët e vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe me FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në datë 20.12.2017 në SHBA, shtetasin në kërkim ndërkombëtar Ruhan Hiraj, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër. Ndaj 20-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasje e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”. Një polic i forcave RENEA ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë më 24 qershor 2015.
Policia lokale, FNSH dhe RENEA kanë filluar një operacion për kapjen e personave që kishin qëlluar me armë mbrëmjen e 23 qershorit. Gjatë operacionit, në momentin që Policia kishte bllokuar makinën me autorët e dyshuar e të armatosur, është qëlluar mbi efektivat nga një banesë. Për pasojë ka humbur jetën efektivi i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha, i cili u qëllua me plumb në kokë. Basha më herët kishte qenë efektiv i forcave Komando. Gjithashtu nga sulmi i personave të armatosur, mbetën të plagosur edhe 2 policë të RENEA-s, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

Article Logic
Execution time: 0.0021250247955322