INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Trump dhe lideri i Koresë së Veriut do takohen në maj

Presidenti Trump dhe lideri i Koresë së Veriut do takohen në maj

Publikuar më: 10:25 09-03-2018

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti i SHBA, Donald Trump do të takohen personalisht në maj. Ky njoftim vjen pas shumë muajsh armiqësi dhe deklaratash të tensionuara që dy lideret kanë bërë për njëri-tjetrin. BBC raporton se lajmi i takimit është dërguar tek Kim, pas vizitës së disa zyrtarëve të Koresë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, tha se lajmi "erdhi si një mrekulli". Zhvillimi erdhi disa ditë pasi delegacioni i Koresë së Jugut u takua me Kim në Phenian. Trump tha se zhvillimi ishte "përparim i madh", por sanksionet mbi Korenë e Veriut do të mbeten në vend derisa të arrihet një marrëveshje e fortë. Në një deklaratë dërguar në Washington, ambasadori i OKB-së në Korenë e Veriut tha se "vendimi i guximshëm" i zotit Kim do të ndihmonte në sigurimin e "paqes dhe stabilitetit në gadishullin Korean dhe rajonin e Azisë Lindore". Nuk ka ende tregues se ku mund të zhvillohen bisedimet Trump-Kim, por zona e demilitarizuar e kufirit Korean (DMZ) dhe Pekini janë parë si mundësi të mundshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324