INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal! Zbulohen punonjës në administratë me diploma nga universitetet e mbyllura e të tjerë pa arsim

Skandal! Zbulohen punonjës në administratë me diploma nga universitetet e mbyllura e të tjerë pa arsim

Publikuar më: 10:32 09-03-2018

Në vendin tonë në administratë punojnë rreth 8 mijë punonjës që janë diplomuar në universitetet private në Shqipëri, shumica e të cilëve janë mbyllur nga qeveria tre vite më parë. Ketë të dhënë e ka publikuar Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në raportin e fundit për vitin 2017.
Nga rreth 80 mijë punonjës që ka administrata shtetërore, 10% janë diplomuar në universitetet private.  Po skandali thellohet kur sipas Komisionerit të Mbikëqyrjes të Shërbimit Civil, nga kontrolli i 27 bashkive, gati gjysma e tyre kanë punësuar njerëz të paarsimuar. Disa nga bashkitë që kanë punësuar njerëz pa arsim janë Bashkia Lezhë, Bashkia Lushnje, Bashkia Sarandë, Bashkia Librazhd, Bashkia Kukës, etj.
Komisioneri shton se në këto raste është urdhëruar njësia përgjegjëse të nxjerrë aktin e refuzimit të statusit të nëpunësit civil dhe të vendosë përfundimin e marrëdhënies së punësimit për këta punonjës, duke evidentuar faktin se ata nuk e përmbushin kriterin e nivelit arsimor për të qenë nëpunës civilë.

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053