INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta gazetari Andrea Stefani pasi humbi  betejën me sëmundjen

Ndahet nga jeta gazetari Andrea Stefani pasi humbi betejën me sëmundjen

Publikuar më: 18:22 03-12-2016

Pasi humbi betejën me sëmundjen, është ndarë sot nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani.

Stefani vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në një spital në Romë ku po kurohej.

Andrea Stefani për 26 vite punoi si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare. Ai njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet në Shqipëri.

Dimensionit të tij si gazetar i bashkangjitej edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet ishte mjaft i pranishëm në debatet e televizive.

Është gjithashtu autor i librit publicistik “Albanistan”.

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889