INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet e arsimit të lartë përplasin Nikollën me opozitën [VIDEO]

Problemet e arsimit të lartë përplasin Nikollën me opozitën [VIDEO]

Publikuar më: 18:47 20-02-2018

Debati që ka përfshirë kohët e fundit arsimin e lartë nuk është shuar edhe pas marrjes së pagesave nga ana e pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte thirrur në komision nga opozita për të dhënë shpjegime lidhur me çështjet dhe problemet e arsimit të lartë. Ministrja u pyet për vonesën në nxjerrjen e akteve nënligjore të ligjit të Arsimit të Lartë të cilat kanë shkaktuar probleme në funksionimin e universiteteve. Shqetësime të tjerë të ngritura ishin fondet mbi arsimin, kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të bordit, statusi i personelit akademik. Ministrja Nikolla pohoi se debati në arsimin e lartë ka ardhur pikërisht nga reformat që qeveria ka ndërmarrë, ndërsa foli për arritjet në arsim. Ajo premtoi rritje të buxhetit për arsimin e lartë. Kryetarja e komisionit Albana Vokshi është përplasur me ministren Nikolla ndërkohë deputetja socialiste Vilma Bello ka dalë në mbrojtje të ministres. Vet Nikolla deklaroi me bindje se nuk është shkelur ligji e se është e gatshme që të përgjigjet edhe para drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217