INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja e tokave në Spille, arrestohen 8 zyrtarë, dy të tjerë në kërkim

Grabitja e tokave në Spille, arrestohen 8 zyrtarë, dy të tjerë në kërkim

Publikuar më: 19:02 20-02-2018

Një hetim disa mujor nga Prokuroria e Kavajës, ka bërë të mundur identifikimin e disa shtetasve të tjerë të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Operacioni "Ranishtja2" ka prangosur edhe 10 persona, duke e çuar në total në 23 numrin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë në skenën masive të tjetërsimit të tokave në bregdetin e Spillesë, midis të cilëve edhe kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i akuzuar për shpërdorim detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Gjykata ka pranuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtetasit, Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, i

akuzuar për shpërdorim detyre.

Idlir Karkini, biznesmen, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda.

Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim e detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe Shpendi Dema, Jurist Bashkia Rrogozhinë për Falsifikim të dokumenteve dhe Shpërdorimi i detyrës, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë për Falsifikim të dokumenteve dhe Shpërdorimi i detyrës, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit e “Arrest në burg".

Arben Kaja, Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj të cilit është caktuar masa e “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Policia sqaron se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar në mënyre fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2015-2017 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore, e cila ishte tokë shtetërore pa fryt në vijën bregdetare, duke e tjetërsuar në tokë arë, duke e ndarë në interes të tyre dhe personave të tretë.

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557